Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se ndarja në tre kategori e veteranëve e ka zemëruar atë, duke e quajtur të padrejtë një ndarje të tillë.
Ai tha se asnjë pjesëmarrës në luftë nuk i ka pasur tre apo pesë shpirtra.
Selimi madje ka sugjeruar që të bëhet ndarja e atyre që kanë ardhur me e dhënë jetën për Kosovën me ata që herë kanë marrë pjesë në luftë e herë jo.
Ai ka bërë thirrje që nga foltorja e kuvendit në seancën që për plotësim të ligjit për veteranët të UÇK-së, që me këtë formë mos të votohen ndryshimet.
“Andaj kjo është e pa drejtë. Është i pa drejtë kategorizimi i veteranëve në paga ose pensione në këtë rast. Sepse cili prej veteranëve nuk ka pas 2 shpirtra, ose tre, që të kategorizohen sot në tre kategori, kushdo që ka ardhur në luftë ka pasur një shpirt, ndani ata që kanë ardhur të vdesin në luftë edhe ata që pjesëmarrjen në luftë e kanë pasur ‘part-time’. Herë kanë ardhur në luftë e herë kanë ikur e përfundimi i luftës nuk i ka zënë në Kosovë”, tha Selimi.