Telegrafi

Selimi: Albin Kurti kërkoi të qëndrojë në front gjatë luftës, nuk e la Sylejman Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka treguar pse vizitën e parë në zyrën e Kurtit në cilësinë e kryeministrit e ka bërë me flamurin e UÇK-së.

Selimi, në “Debat Plus, ka thënë se urimi më origjinal që do t’i bënte Kurtit ishte ai me flamurin e UÇK-së, përcjell Telegrafi.

“Me atë flamur jam takuar me Kurtin në Berishë, Drenicë dhe vende tjera. Ai ka pasur detyra të sakta në luftën e UÇK-së”.

Ai thotë se Kurti ka qenë i gatshëm edhe për të rrokur armën por nuk e ka lejuar komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi.

“Me gjithë gatishmërinë e tij, të cilën e ka dëshmuar edhe Sylejman Selimi në studio ku thotë se “Albin Kurti ka ardhur të unë por i kam kërkuar të jetë pranë Adem Demaçit i cili ishte përfaqësues politik i UÇK-së në Prishtinë”. Shumë më vështirë ka qenë të qëndrosh në Prishtinë pranë Adem Demaçit se në Likoc apo Drenicë ku ka kërkuar Kurti në atë kohë”.

Lexo po ashtu Selimi: Kadri Veseli e di të vërtetën e 'Syrit të Popullit', LVV s'ka të bëj me ta

“Kjo nuk duhet të konsiderohet si shmangie nga lufta. Meqë zoti Veseli po e akuzon për këtë gjë, a do të qëndronte vet ai me Adem Demaçin në Prishtinë? Kjo është për tu diskutuar. Albini kishte guxim të tepruar prandaj u zu në Prishtinë”.

Selimi thotë se si Kurti ashtu edhe Demaçi kanë mundur shumë lehtë të vriten në atë kohë./Telegrafi/