Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka marrë edhe zyrtarisht postin e ministrit të Drejtësisë.
Selimi nuk është pritur nga ish ministrja Albulena Haxhiu, e cila ka lënë një raport përmbledhës të punës sa ishte në krye të këtij institucioni.
Ai tha se është e rëndësishme që politika t’i ketë duart larg nga prokurori e gjyqësori. “Është e rëndësishme që politika t’i ketë duart larg drejtësisë mos të ndërtojmë mekanizma që në ndonjë mënyrë të ndikohet prokurori e gjyqësori”, u shpreh Selimi.
Selimi, i cili detyrën e pranoi nga sekretari i ministrisë, tha se sot është njoftuar shkurt me punën e bërë në këtë ministri.
“Falënderoj Haxhiun që e ka dorëzuar një raport përmbledhës për punën dhe për korrektësinë e saj”, tha ndër të tjera Selimi.