Telegrafi

Selim Pacolli fton të gjithë kandidatët në hapjen e fushatës zgjedhore (Video)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR, Selim Pacolli, ka ftuar të gjithë kandidatët në festën e hapjes së fushatës zgjedhore që ai ka organizuar për sonte, pasi sonte pas mesnate ai feston edhe ditëlindjen e tij.

Selim Pacolli përmes profilit të tij në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët dhe kundër kandidatët që sonte nga ora 23:00, në restaurantin ‘Pane Vino’, të bashkohen të gjithë për të festuar hapjen e fushatës zgjedhore si dhe ditëlindjen e vet kandidatit.

“Kam ftuar publikisht edhe të gjithë kundër kandidatët Shpend A. Ahmeti, Arban Abrashi, Arbër Vllahiu, Lirak Çelaj e Shyqiri Bytyqi që të bashkohen në këtë festë për të filluar një garë demokratike dhe të sinqertë.

E rëndësishme që në fund të fitojë Prishtina dhe qytetarët e saj!”, ka thënë përmes një video kandidati i AKR. /Telegrafi/