Site icon Telegrafi

Seleni për zorrë të shëndetshme

Në  një studim kanë marrë pjesë më shumë se 400 persona të eksperimentuar, të cilët tashmë kishin pasur largim të polipeve të zorrës. Atyre më pas u është dhënë sasi shtesë ditore e ushqimit të pasur me selen (200 mcg), zink (30 mg) dhe vitaminat A (6000 IU), C (180 mg) dhe E (30 mg).

Rezultatet kanë treguar se ndryshe nga grupi që ka marrë placebo (substancë pa efekt), në 40% të pacientëve që kanë konsumuar selen numri i personave të cilët përsëri kanë fituar polip të zorrës ka qenë më i ulët.

Polipet e zorrëve (formacione adenomatoze) janë krijime me potencial kancerogjen, madje 70-80% e karcinomave kolorektale rrjedhin pikërisht nga adenomat, prandaj edhe është e rëndësishme që ata të parandalohen.

Puashtu, hulumtimi i publikuar në revistën “International Journal of Cancer”, zbulon se shtimi i konsumimit të selenit mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit në zorrë të trashë.

Selenin nuk është e vështirë ta konsumoni përmes ushqimit, e më së shumti e hasim në arrat braziliane dhe mish të kuq. Ky mineral ruhet në trup në muskuj dhe mëlçi, ai mbështet mbrojtjen natyrale të trupit sepse luan një rol antioksidues.

Marrjet e rekomanduara ditore të selenit janë të rendit 20-45 mikrogramë (mcg) në ditë deri në moshën 18 vjeç; afërsisht 55 mcg në ditë për të rriturit, burrat dhe gratë, 60-70 mcg në ditë për gratë gjidhënëse.

Lexo po ashtu Po shtoni peshë pa arsye, jeni vazhdimisht të lodhur dhe nervozë: Kjo është një shenjë se trupit tuaj i mungon ky mineral!

Shkencëtarët kanë vërtetuar se seleni luan rol të rëndësishëm në mbajtjen shëndetshëm të organeve riprodhuese, rregullimin e hormoneve të gjëndrave tiroide dhe sintezën e ADN-së.

Mungesa e tij ndërlidhet me rrezikun e shtuar për shfaqje të pengesave kognitive, vdekjes së parakohshme dhe dobësimin e sistemit imun.

Shkencëtarët britanikë kanë përcjellë ndërlidhjet e konsumimit të selenit dhe shkallën e kancerit në zorrë të trashë. Rezultatet e hulumtimit kanë vërtetuar se pjesëmarrësit, të cilët kishin mungesë të selenit në trup, ishin shumë më të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë në krahasim me të tjerët. /Telegrafi/

Exit mobile version