Telegrafi

Selena shfaqet në poza tërheqëse, fansat e kritikojnë për filtra dhe Photoshop

(Foto: Instagram/selenagomez)

Selena Gomez ka publikuar fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat pozon me veshje joshëse, mirëpo postimi ka nxitur një sërë komentesh negative.

Gjegjësisht, këngëtarja ka pozuar me një bluzë ngjyrë bordo dhe me shumë pak grim, por fansat në komente i kanë thënë se e ka tepruar me filtra dhe Photoshop.


“Ky është niveli më i fortë i Photoshopit”.

“Ti që promovon bukurinë natyrore nuk duhet t’i modifikosh kaq shumë fotografitë”.

“Unë as që të njoha”.

“Kjo nuk është Selena” – janë vetëm disa nga komentet.


Lexo po ashtu Hailey Bieber flet sërish për raportin me Selena Gomez: Bëhet fjalë për urrejtjen e ndyrë, të neveritshme që vije nga tregime krejtësisht të sajuara

Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që e kanë akuzuar se ka luajtur viktimën në të gjithë dramën me Hailey Bieber.

(Foto: Instagram/selenagomez)

“A mund ta ndalosh dramën? Mos u shpreh e lënduar, vërtet je një mbretëreshë e dramës, luan viktimën dhe je absolutisht problematike, prandaj njerëzit të braktisin, vajzë e keqe”.

“Ti je vërtet ajo vajza e keqe”.

“Mbretëresha e manipulimit” – kanë shkruar të tjerët.


(Foto: Instagram/selenagomez)
Lexo po ashtu Selena Gomez heq nga lista e ndjekësve në Instagram Zayn Malik, motrat Hadid dhe Dua Lipën

Përkundër kësaj, postimi ka marrë më shumë se 8.4 milionë pëlqime që nënkupton se numri i atyre që e mbështesin është shumë i madh.

Gomez është femra më e ndjekur në Instagram dhe fitoi numër të madh ndjekësish për shkak të dramës me Hailey, bashkëshorten e Justin Bieber, me të cilin Selena ka qenë në lidhje. /Telegrafi/