Në vitin 2017, Selena Gomez kishte nevojë për transplantimin e veshkës për shkak të dëmtimit që i kishte shkaktuar sëmundja nga e cila vuan, Lupusi.
Dhe për ta kujtuar atë moment, këngëtarja e ka bërë tatuazh datën kur iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike.
Ndërsa për herë të parë, 27-vjeçarja e ka treguar tatuazhin përmes një videoje të këngës kryesore të albumit të ri, “Rare”.
Në një intervistë për Capital FM në muajin dhjetor, këngëtarja dhe aktorja kishte thënë se tatuazhi i saj është pikërisht një kujtim për ditën kur u operua, ndërsa të njëjtin tatuazh e ka edhe shoqja e saj, aktorja Francia Raisa.
“E kam bërë datën kur e bëra transplantimin e veshkës dhe e bëra këtë me vajzën që ma dha veshkën”, kishte thënë Selena. /Telegrafi/