Selena Gomez si duket e kishte në plan që moti të krijonte familje, edhe para se Justin Bieber dhe Hailey Bieber të ndanin lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ylli i serisë “The Only Murders in the Building”, zbuloi së fundmi se kishte planifikuar të adoptonte një fëmijë vetë, nëse nuk do ta kishte partnerin e duhur në moshën 35-vjeçare, shkruan DailyMail.
“Unë isha vetëm për pesë vjet dhe u mësova vërtet me të”, tha Gomez.
“Shumë njerëz kanë frikë të mbesin vetëm dhe ndoshta e kam torturuar vetën në kokën time për dy vite, kur kam qenë vetëm dhe më pas e pranova”, deklaroi artistja.
“Më pas bëra një plan, sipas të cilit do të adoptoja një fëmijë në moshën 35-vjeçare nëse nuk do të kisha takuar askënd”, tha ajo.
Selena Gomez, aktualisht është në lidhje me muzikantin Benny Blanco, me të cilin ka nisur romancën vitin e kaluar.
Deklarata rreth krijimit të familjes nga këngëtarja dhe aktorja e njohur vjen vetëm disa javë pasi Justin Bieber dhe Hailey bënë të ditur se janë në pritje të ëmbël. /Telegrafi/