Telegrafi

Selena Gomez thotë se e ka larguar Instagramin nga telefoni: Më bënte depresion

Selena Gomez (Photo by Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Ylli i “Dead Don’t Die” së fundmi ka folur për largimin e saj nga rrjetet sociale pasi është shumë e rëndësishme për shëndetin mental.

Selena Gomez mund të jetë më e ndjekura në Instagram, por ajo e ka larguar këtë aplikacion nga telefoni i saj.

Teksa ka folur me Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest në Live with Kelly and Ryan të mërkurën, ylli i muzikës pop tregon se nuk e përdorë këtë rrjet social.

“E kam përdorur shumë por mendoj që është e pashëndetshme, po mendoj personalisht për të rinjtë dhe për veten time”, Gomez, 26 vjeçe’, i ka thënë Ripës, 48 vjeçe, dhe Seacrest, 44 vjeç. “Më bënte depresion”, vazhdoi më tej këngëtarja e hitit “Back to you”.

Gomez edhe para një muaji e ka shprehur shqetësimin e saj rreth efektit “të tmerrshëm” që kanë pasur mediat sociale në gjeneratën e saj dhe ajo u bën thirrje që të largohen nga këto platforma.

Lexo po ashtu https://telegrafi.com/selena-gomez-mediat-sociale-jane-te-tmerrshme-per-te-rinjte/

Aktorja dhe këngëtarja 26-vjeçare për këtë çështje kishte folur në Kanë gjatë promovimit të filmit të ri të Jim Jarmusch, “The Dead Do not Die”. /Telegrafi/