Site icon Telegrafi

Selena Gomez i është nënshtruar kimioterapisë

Selena Gomez ka zbuluar se arsyen e tërheqjes së saj nga muzika rreth dy vite më parë.

Këngëtarja i ishte nënshtuar kimioterapisë pasi ishte diagnostifikuar me lupus, transmeton Telegrafi.

23-vjeçarja ka folur për herë të parë për luftën me sëmundjen autoimunitare nga e cila ishte e prekur dy vite më parë.

“Kjo ishte arsyeja e pauzës sime. Mund të kisha pësuar një inarkt,” ka thënë artistja për “Billboard”.

Gjithashtu ajo ka thënë se përfoljet e asaj kohe ku thuhej se ajo po trajtohej përshkak të ndonjë varësie e kanë bërë të ndihej keq, duke thënë se i është dashur kohë për të rikthyer vetëbesimin. /Telegrafi/

Exit mobile version