Telegrafi

Selena Gomez dhe The Weeknd ndajnë rrugët në mëngjes, pasi kanë kaluar natën së bashku në L.A (Foto)

Ndonjëherë ata duket se janë të pandashëm.

Por në fakt, Selena Gomez dhe i dashuri i saj The Weeknd gjatë ditës ndodh të mos shihen fare me njëri-tjetrtin.

Lexo po ashtu Shakaja që zbuloi lidhjen e Selena Gomez me The Weeknd (Video)

Ata janë fotografuar së fundmi nga paparacët, teksa dalin nga shtëpia e tyre në L.A ku kishin kaluar edhe natën së bashku, ndërsa në mëngjes dyshja ndanë rrugët, transmeton Telegrafi.

Selena kishte veshur një palë pantallona të zinj, xhup dhe çantë lëkure, ndërsa ishe drejtuar për tek makina e saj, për tu nisur drejt një salloni bukurie për të bërë grimin.

Selena Gomez

Ndërkohë i dashuri i saj 27 vjeçari, u pa më i freskët në mëngjes, duke dalë i veshur me një xhup kuq, ndërsa bëhej gati për të shkuar në studion e tij në L.A.

The Weeknd

Përndryshe, duket se bashkëjetesa e dy të rinjve po ecën mjaft mirë, dhe dalë nga dalë janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun. /Telegrafi/