Dy më të përfolurit e momentit Selena Gomez dhe The Weeknd e kanë bërë edhe më romantike romancën e tyre duke i dhuruar vetes një tur udhëtimesh.
Dhe ndalesa e radhës ka qenë, Italia. Çifti duket i pandarë nga njëri-tjetri ose të paktën këtë tregojnë daljet e tyre të fundit në publik.
Të premten e kaluar Selena dhe The Weeknd janë parë në Firenze të buzëqeshur dhe duke i dhuruar përqafime të ngrohta njëri-tjetrit.
Gjatë qëndrimit të tyre atje, ata edhe kanë vizituar muzetë e këtij qyteti. /inTV/Telegrafi/