Site icon Telegrafi

Selena Gomez bëhet nostalgjike, publikon një imazh të veçantë nga fëmijëria me nënën e saj (Foto)

Këngëtarja Selena Gomez është shumë e pëlqyer nga fansat e saj për muzikën që bën.

Me vite ajo ka krijuar një profil të një “showgirl-i” të vërtetë, duke dëshmuar talentin edhe në shumë fusha të tjera si modë dhe aktrim.

Selena Gomez është një nga yjet më të mëdhenj ndërkombëtarë. Burimi i fotos: Instagram

Ajo është ndër personazhet më të ndjekur në rrjetin social Instagram, nga i cili fiton edhe shuma të mëdha parash nga postimet që bën.

Së fundmi, Gomez është bërë nostalgjike, duke publikuar një fotografi shumë të veçantë në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë shembuj se si miqësitë e yjeve të famshëm i rezistuan kohës (Foto)

Ajo ka ndarë me ndjekësit një imazh, i cili tregon nënën e saj teksa mbante në dorë Selenën, kur ajo ishte foshnje.

“Mami dhe unë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka emocionuar mijëra ndjekës të saj në këtë rrjet social. /Telegrafi/

Exit mobile version