Në javën e kaluar ishte raportuar se Selena Gomez dhe Justin Bieber kishin vendosur të bënin një pauzë nga lidhja e tyre, mirëpo duket se çifti ka vendosur të ndahet sërish.
Prej se u rikthyen bashkë, çifti i famshëm ka qenë vazhdimisht pjesë e faqeve rozë, ndërsa nëna e këngëtares, Mandy Teefey, është shprehur kundër rikthimit të romancës mes tyre.
Familja e Selenas vazhdon të mos heqë dorë nga qëndrimi se 25-vjeçarja duhet t’i qëndrojë larg këngëtarit kanadez.
“Selena dhe Justin kanë vendosur të bëjnë një pauzë (nga lidhja), kryesisht për shkak të nënës së Selenas dhe mosmiratimit të lidhjes së saj me Justinin”.
“Familja e Justinit e do Selenan, mirëpo familja e Selenas e ka vënë atë në një pozitë të vështirë, sepse ata akoma nuk i besojnë Justinit”.
“Selena është përpjekur ta bindë familjen e saj se Justini ka ndryshuar, mirëpo familja e saj nuk është e bindur tash për tash”, ka thënë një burim për Us Weekly.
Dy këngëtarët u ribashkuan në muajin nëntor të vitit të kaluar, pas ndarjes së Gomez nga The Weeknd. /Telegrafi/