Telegrafi

Seldi vjen në duet me Keisin

Keisi Medini dhe Seldi Qalliu (Foto: Screenshot/YouTube/SeldiQalliu)

“S’ka dashni” është titulli i këngës më të re, të cilën Seldi Qalliu e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtaren Keisi Medini.

Dy këngëtarët e kanë shkruar tekstin e këngës, ndërsa Seldi është kujdesur melodinë.

Alsked Rrenja e ka bërë muzikën e “S’ka dashni” që vjen me një interpretim të ndier nga dy këngëtarët.

Lexo po ashtu Lajmet për Seldi Qalliun

Produksioni XL Films është angazhuar për xhirimin e videoklipit të këtij dueti.

Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, Seldi ka qenë mjaft i folur në faqet rozë për lidhjen e tij me këngëtaren Mimoza Shkodra.

Dy yjet e skenës shqiptare përjetuan një lidhje serioze dhe madje u fejuan, si edhe realizuan disa bashkëpunime të suksesshme në muzikë.

Mirëpo, ata vendosën t’i ndajnë rrugët duke i dhënë fund romancës së tyre.

Ndërkaq, modelja Keisi është vajza e këngëtarit të njohur, Sabiani dhe ajo ka vendosur të ndërtojë një karrierë në muzikë. /Telegrafi/