Telegrafi

Seldi thumbon Mimozën pas ndarjes

Çifti i njohur i showbizit, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Lajmin e ndarjes e konfirmoi vetë Seldi pak ditë më parë, i cili foli për herë të parë rreth kësaj teme.

Ai u shpreh se pavarësisht se si erdhën gjërat, gëzonte respekt të veçantë për Mimozën dhe familjen e saj.

Pas kësaj deklarate të këngëtarit, vërshuan lajmet në mediat rozë dhe rrjetet sociale. E kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Seldit, i cili duket se është bezdisur.

Nëpërmjet një statusi në “Instastory”, ai bë një deklaratë ku ironizon të gjithë ata që kanë komentuar ndarjen e tyre të bujshme, vetëm pak muaj pas fejesës.

“Janë disa njerëz specifikë në këtë botë, që na duan aq shumë sa i harrojnë hallet e veta dhe merren me hallet tona. Faleminderit që ekzistoni se pa ju do ishim shumë të qetë dhe s’do kishim stres”, ka shkruar Seldi në këtë deklaratë.

Ndërkohë çifti e zyrtarizoi lidhjen në fillim të këtij viti. Këngëtarja e famshme shqiptare dhe i fejuari i saj, dukeshin tejet të dashuruar por para disa ditëve, fotografitë e tyre të përbashkëta u fshinë nga rrjetet sociale duke na bërë të mendojmë se diçka nuk shkonte. /Panorama/