Telegrafi

Seldi: Me Mimozën ishte ndarje e dy njerëzve shumë të civilizuar dhe ishte zgjidhja më e mirë

Seldi Qalliu (Foto: Instagram/Seldi_Qalliu)

Këngëtari Seldi Qalliu ka qenë njëri nga të ftuarit e kësaj fundjave në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës.

Dhe siç ndodh rëndom, nuk kanë munguar pyetjet lidhur me ndarjen e tij nga këngëtarja Mimoza Shkodra.

Dy protagonistët e skenës shqiptare bënë bujë me lidhjen e tyre, e cila ishte e përfolur që nga fillimi i saj.

Lexo po ashtu Lajmet për Seldi Qalliun

Ata bënë hapin e rëndësishëm duke u fejuar, mirëpo derisa fansat prisnin ndonjë martesë në të ardhmen, çifti i dha fund romancës së tyre.

Gjatë intervistës, ai ka sqaruar se ndarja mes tij dhe Mimozës ishte një ndarje “si dy njerëz shumë të civilizuar”.

“Duke parë që gjërat nuk ecin ashtu siç ne kishim ëndërruar, ishte zgjidhja më e mirë”, ka sqaruar Seldi.

Ai ka thënë më tej se gjërat janë bërë të mëdha për faktin se flitet për dy këngëtarë, duke qenë se ka ndarje të çifteve të martuar me fëmijë dhe gjëra tjera që ndodhin rëndom, porse për ta flitet për faktin se janë të njohur.