Site icon Telegrafi

Seldi i kundërvihet fanses e cila i komenton rreth Mimozës në rrjetet sociale

Foto: Seldi Qalliu/Instagram

Rreth një viti më parë, këngëtarë Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë.

Ata madje sollën edhe një duet së bashku në qershor, i cili u prit mirë nga fansat e tyre.

Por nuk shkoi shumë gjatë dhe dyshja bënë të ditur se nuk ishin më bashkë me njëri-tjetrin, dhe se kishin vendosur t’i ndanin rrugët.

Mimoza Shkodra dhe Seldi, dikur një çift atraktiv i estradës (Foto: Seldi/Instagram)

Tani gjithçka mes tyre ka mbaruar, dhe këtë e ka konfirmuar edhe vet Seldi në një nga puntatat e “Dance with me” – spektakli në të cilin aktualisht po merr pjesë.

Së fundmi, ai publikoi një video pak para fillimit të spektaklit, ku shfaqej pranë moderatores së njohur Anjeza Maja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një nga komentueset në Instagram e ka ngacmuar këngëtarin me një koment thumbues, duke i shkruar me ironi për daljen e tij në video me prezantuesen, ndërkohë që përmend edhe Mimozën.

Por i menjëhershëm duket të ketë qenë reagimi i Seldit, i cili me nervozizëm i ka reaguar asaj, duke e quajtur edhe injorante.

Ai po ashtu i ka shkruar asaj edhe një ‘këshillë’, duke i kërkuar që t’i shohë punët veta. /Telegrafi/

Seldi reagon në komentin e bërë nga fansja (Foto: SC/Seldi/Instagram)
Exit mobile version