Ka kohë që qarkullojnë thashetheme për ndarjen e çiftit të këngëtarëve, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra.
Ndërsa, siç bën të ditur Prive.al, në natën e parë të “Dance with Me”, këngëtari e ka pranuar ndarjen.
https://www.youtube.com/watch?v=ffG9OH4OAko
I pyetur nëse është akoma bashkë me Mimozën, Seldi citohet të ketë thënë: “Është e vërtetë që unë dhe Mimoza nuk jemi më bashkë”.
“Kam respekt për Mimozën dhe familjen e saj për gjithë kohën e kaluar bashkë. Kështu paska qenë e shkruar”.
Pas romancës së filluar, Seldi dhe Mimoza u fejuan dhe pritej që të bënin hapin e madh, mirëpo duket që kjo nuk do të ndodhë.
https://www.youtube.com/watch?v=d8IS5rj810s
Krahas afërsisë në jetën private, dy këngëtarët realizuan edhe disa projekte shumë të suksesshme edhe në jetën profesionale.
“Dashni” dhe “Sa kujtime” janë këngët që u bënë hite nga Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu.