Site icon Telegrafi

Seldi flet për fejesën e dështuar me vajzën e Milaim Zekës (Video)

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, ka folur për herë të parë për fejesën e tij e tij me vajzën e publicistit, Milaim Zeka.

Seldi pos karrierës me batica dhe zbatica kishte probleme edhe në jetën private.

Pak kohë pasi u fejua me vajzën e Milaim Zekës ai dhe bukuroshja kosovare i dhanë fund romancës së tyre, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga bukuroshet seksi shqiptare (Foto/Video)

Dhe, Seldi për Prive ka rrëfyer mendimin e tij rreth kësaj, duke thënë se ai ka respekt të madh për familjen Zeka dhe nuk dëshiron të flasë për këtë gjë.

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për familjen Zeka, për të ëmën e saj dhe të atin. Një lidhje nuk bëhet dhe nuk shkon me zorr”, deklaroi Seldi.

Aktualisht Seldi besohet se është ‘single’. /Telegrafi/

Exit mobile version