Telegrafi

Seldi dhe Mimoza me një tjetër bashkëpunim

Çifti më i dashur i skenës shqiptare, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra, po shijojnë romancën e tyre.

Dyshja megjithatë synon që të mos e mbajnë romancën e tyre vetëm të tillë.

Ka gjashtë muaj që kanë dalë në publik si të fejuar duke befasuar të gjithë.

Ata madje realizuan edhe një hit të titulluar “Dashni” që u prit shumë mirë nga publiku.

Sipas mediave shqiptare tashmë dyshja ka gati edhe projektin e ri që është si një befasi për të gjithë adhuruesit.

Dyshja qëndruan në pushime në Venedik ku kanë kaluar momente të bukura dhe prej aty duket se janë inspiruar për një projekt të ri.

Seldi dhe Mimoza janë prej çifteve më të dashura shqiptare që njihen edhe për potencialin e tyre vokal dhe artistik. /Telegrafi/