Telegrafi

Seldi dhe Mimoza fshijnë të gjitha fotografitë e përbashkëta në Instagram

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në tetor të vitit të kaluar.

Ata sollën bashkë edhe disa duete, të cilat janë mirëpritur mirë nga publiku.

Në shumicën e koncerteve verore, dyshja ishin bashkë, duke performuar para mijëra fansave shqiptarë.

Dyshja kanë qenë shumë aktivë dhe të ndjekur edhe nga fansat në rrjetet sociale, dhe shpesh kanë ndarë me ta fotografi nga udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Por, diçka ka ndodhur dhe këto fotografi nuk gjenden më në rrjetin social Instagram.

Papritur dyshja kanë vendosur t’i largojnë të gjitha fotografitë e përbashkëta në Instagram, pa treguar arsyen pse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shumë prej fansave kanë ngelur të habitur duke aluduar dhe shpresuar se mes çiftit nuk ka ndodhur ndonjë hatër mbetje apo ftohje raportesh.

Gjithsesi asnjë reagim nuk ka pasur ende nga të dy, ndaj mbetet për tu parë se si do të vijojnë gjërat mes tyre. /Telegrafi/