Site icon Telegrafi

Selca: Muharrem Svarqa përkrah ndërtimin e përmendores së Enver Hoxhës

Erald Selca nga Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, ka thënë në Info Magazine se kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë për nder të përvjetorit të vdekjes së Enver Hoxhës, të organizuar në Ferizaj.

Madje ai tha se Svarqa është përkrahës i ndërtimit të përmendores së Enver Hoxhës

“Kryetari i komunës së Ferizajt ka dashur sot të marrë pjesë në ceremoninë për Enver Hoxhën dhe kjo është shumë e mirë”, ka thënë Selca.

“Për dallim prej Bajrushit që është frikësuar ta mbështes këtë projekt, Muharrem Svarqa e ka mbështetur këtë ide dhe madje ka shprehur dëshirë që të marrë pjesë në ngjarjen e zbulimit të shtatores”, tha ai.

Exit mobile version