Site icon Telegrafi

Selahi nuk pranon të luaj për Rijekën, kërkon largimin pasi është vërshuar nga ofertat

Lindon Selahi mund të largohet nga Rijeka pas dy viteve e gjysmë të kaluara te klubi kroat.

Mesfushori shqiptar është në formë të shkëlqyer dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave që duan transferimin e lojtarit në afatin kalimtar të janarit.

24-vjeçari ka edhe gjashtë muaj kontratë me klubin kroat dhe ai i ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron të largohet në janar.

Hajduku po kërkon ta mbajë mesfushorin shqiptar në kampionatin kroat, por ai ka oferta edhe nga jashtë Kroacisë.

Gjiganti hungarez Ferencvaros gjithashtu është shumë pranë ta mbyllë marrëveshjen për shqiptarin, por ai kërkohet edhe në Turqi nga Gazientep dhe Kayserispor.

“Ne i kemi ofruar atij maksimumin e mundshëm të kushteve, por ai nuk u kënaq dhe kjo është kjo. Nuk është e lehtë as për të, por as për ne. Oferta ka për lojtarin dhe klubi do të shikoj cila është më e mira”.

“Ne kemi marrë një ofertë të rëndësishme 20 ditë më parë, por Selahi tha se të luante në atë vend nuk ishte opsioni i tij. Do të ishte mirë nëse do të gjenim një interes të përbashkët”, ka thënë drejtori sportiv i Rijekas, Darko Raic Sudar.

Reprezentuesi shqiptar këtë vit ka luajtu në 20 ndeshje, derisa ka arritur të realizuar edhe dy gola dhe është një nga mesfushorët më të vlerësuar në elitën e futbollit kroat. /Telegrafi/

Exit mobile version