Ziadin Sela përmes rrjetit social Facebook i është përgjigjur Taravarit pasi i njëjti tha se ndjehet krenar që ka ndarë rrugët me të 1 vit më parë.
Sela shkruan se nuk habitet nga ligësia por nga paturpësia
“Ndjenja e turpit dhe e fajësisë, janë emocione fisnike që qëndrojnë në bazën e sjelljes shoqërore të civilizuar, vitale në zhvillimin e një prej kualiteteve më të përsosura të potencialit njerëzor.
Nuk habitem nga ligësia, por nga paturpësia, shumë dhe pafytyrësia që kanë në lartësimin e turpit”, ka shkruar Ziadin Sela.