Site icon Telegrafi

Sela: SHBA-të dhe BE-ja të ndalojnë planet me pasoja për qytetarët e RMV-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, që është pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp nga Kuvendi, foli për çështjen e “balancuesit”, që dje u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.

Sela i bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë, që siç tha, “të ndërhyjë në këto tendencë dhe veprime të ndikuara politikisht e që mund të jenë më pasoja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”.

“Dua që të thuhet e vërteta. Dhe e vërteta është që dje Gjykata Kushtetuese ka heq përkatësinë etnike. “Balancuesi” që po përmendet është pasojë e heqjes së përkatësisë etnike nga përdorimi në RMV. Pasojat e heqjes së përkatësisë etnike, nuk janë vetëm “balancuesi”, ajo është më e vogla. Pasoja më e madhe është pezullimi i Marrëveshjes së Ohrit, si dhe kushtetutshmërisë së Maqedonisë së Veriut”.

“I bëjë apel faktorit ndërkombëtar sidomos garantuesve të Marrëveshjes së Ohrit, SHBA-së dhe BE-së, që të ndërhyjnë në këtë tendencë dhe vendim të ndikuar nga politika, në mënyrë që të ndalin planet të cilat mund të kenë pasoja jo të mira për qytetarët e Maqedonisë”, tha mes tjarash Sela.

Ai tha se me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, synohet të hiqen edhe mekanizmat tjerë për mbrojtje të komuniteteve në RMV./Telegrafi/

Exit mobile version