Telegrafi

Sela: Qytetarëve u mungon liria dhe shteti i së drejtës prandaj janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në intervistë për emisionin “Click plus” akuzoi BDI-në për vjedhjet në Fondin pensional.

“Bdi duke dashur që t’i mbulojë keqpërdorimet e bëra në Fondin pensional ishte shkak që Aleancës për Shqiptarët nuk iu mundësua që të menaxhojë me këtë drejtori”, tha Ziadin Sela.

Ai tha se bëhet fjalë për keqpërdorim të 15 miliardë denarësh.

Në pyetjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Ziadin Sela tha se ne zgjedhjet e parakohshme i duam se vërehet se është e nevojshme. Sipas sondazheve të fundit ai tha se Aleanca del që është partia e parë tek shqiptarët.

Ai tha se qytetarëve u mungon liria dhe shteti i së drejtës dhe prandaj janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sela tha se nëse Aleanca për Shqiptarët del fituese e zgjedhjeve, së pari herë do të thërrasë tryezën e përbashkët e partive politike shqiptare./Telegrafi/