Site icon Telegrafi

Sela pret zgjedhje të drejta dhe demokratike

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot votoi në vendvotimin 1899 në Livadhi të Strugës, nga ku tha se pret zgjedhje demokratike dhe të drejta.

“Qytetarët të dalin të votojnë në mënyrë të qetë. Të japin votën e tyre për atë për të cilën kanë vendosur. Të votojnë për shtet juridik, të votojnë për shtet për të gjithë, për vazhdimin e rrugë drejt NATO-s dhe BE-së”, tha Sela.

Në zgjedhjet e gjashta presidenciale tre kandidatë garojnë për të parin e shtetit, Blerim Reka, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Sipas KSHZ-së deri në ora 13:00, 75.87% të votuesve të numëruar kanë votuar 284.942 apo 20.45%./Telegrafi/

Exit mobile version