Site icon Telegrafi

Sela: Lojërat e fatit duhet të lejohen vetëm në hotelet me pesë yje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela theksoi se nëse ASH dhe Alternativa fitojnë në zgjedhjet kuvendare, lojërat e fatit do të lejohen vetëm në hotelet me pesë yje.

Sipas tij vetëm hotelet me pesë yje garantojnë se nuk do të jenë afër lagjeve, jo çdokush do të mund të hyjë dhe me këtë do të parandalohet ky fenomen devijues. Sela këtë e tha në tubimin e koalicioni AA dhe Alternativa në fshatin Pirok, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit, qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët rreth lojrave të fatit është shprehur disa herë publikisht dhe i njëjti tanimë është edhe i futur në programin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa “Shtet për të gjithë”.

“Më tej, Ziadin Sela theksoi se ky koalicion I cili nëse është pjesë e qeverisë, do të ndryshojë ligjin e lojërave të fatit sikur modeli i Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak se ky fenomen devijant në shoqërinë tone, detyron me mijëra të rinj që të braktisin vendin dhe zgjidhjen ta kërkojnë në shtetet e Evropës siç është Gjermani dhe shtetet tjera. Situata aktuale me kazinot është një plan i cili plotëson mozaikun që një ditë na mbajnë me përralla për shoqërinë e përbashkët për të gjithë, por ama shtetin ta mbajnë vetëm për ta. Ne s’kemi kohë për të humbur”, thuhet në fund të njoftimit.

Exit mobile version