Site icon Telegrafi

Sela dhe Gashi presin përgjigje nga KSHZ nëse do ta fitojnë vendin e Lëvizjes Besa në Këshillat Zgjedhor

Aleanca për Shqiptarët dhe Alterniva tashmë disa ditë presin përgjigje nga Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ) nëse do ta fitojnë  anëtarin e katërt në Këshilli Zgjedhor.

Ligjërisht, ku vend i përket partisë opozitare shqiptare që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fundit, përcjell Telegrafi  Maqedoni.

Në këtë rast, i takon Lëvizjes Besa, megjithatë koalicioni i tyre me LSDM-në nxiti dilema nëse duhet të heq dorë nga këshillat.

“Besa është bashkërisht me LSDM-më, shpresoj se anëtari i katërt do të jetë i Aleancës për Shqiptarët. Është e palogjikshme dhe paradoksale që një koalicion të ketë dy anëtarë në këshilla”, tha sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari./Telegrafi/

Exit mobile version