Ziadin Sela dhe Zulfi Adili si përfaqësues të ”Aleancës për Shqiptarët” e kanë bllokuar Komisionin Shtetëror Zgjedhorë duke protestuar për, siç thonë ata, KSHZ i ka ndaluar që të reklamojnë ndërsa këtë Sela e quan diskriminim, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Në kundërshtim me ligjin dhe me parime të dyfishta, ata kanë bllokuar vetëm “Aleancën për Shqiptarët” që të jenë të pranishëm në media. Respektivisht ne kemi mediaplan me një media që të publikojmë spotet tona publicitare. Por, me urdhër të drejtpërdrejtë të KSHZ-së dhe Agjencisë për media është ndaluar që “Aleanca për shqiptarët” të ketë qasje te qytetarët me arsyetimin se qenkemi parti jashtëparlamentare. Ndërkohë, siç i keni ndjekur mediumet, ka një parti jashtëparlamentare që është shumë prezente në media përmes spoteve publicitare dhe është opozitare”, deklaroi Ziadin Sela./Telegrafi/