Aleanca për Shqiptarët edhe më tej mbetet e hapur për bisedime për kthim në qeveri, por vetëm nëse plotësohen kërkesat për përgjegjësi për korrupsionin nga gjithë funksionarët, pa dallim të përkatësisë etnike dhe partiake.
Këtë mbrëmë në Dibër e deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në takim me anëtarët dhe simpatiantët e partisë, njofton A1on.
“Kemi takime të rregullta me faktorin ndërkombëtar, të cilët na kërkojnë të jemi pjesë e qeverisë, pasi pa deputetët e Aleancës, Zaev nuk mund ta ketë qeveri”, tha Sela.
Ai më tej tha se është pro vazhdimit të reformave, pasi hyrja në BE dhe NATO është kyçe për vendin./Telegrafi/