Site icon Telegrafi

Sekuestrohet një shumë monedhash metalike pasi dyshohet të jenë të falsifikuara, dy të arrestuar

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se dy persona janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar.

Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Policia e Kosovës njofton se pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur 850 monedha në vlerë prej dy euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon), pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe dhe katër telefona mobil.

Totali i parave të sekuestruara është 1,704 euro monedha metalike (nga dy euro).

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.

Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë./Telegrafi/

Exit mobile version