Telegrafi

Sekuestrohet kokainë dhe marihuanë në Zveçan, arrestohen dy persona

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar që ka ka arrestuar dy persona, në Zveçan, kjo pasi nga këta të dy janë sekuestruar 455.71 gram substanca narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe nga ta janë sekuestruar: vetura, 453 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,  një pistoletë, një karikator, katër (4) fishek, 2.71 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pesë (5) qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike”, bënë të ditur policia

Ndërkaq përveç kësaj, këta dy persona posedonin edhe dokumente të falsifikuara, e në kudër të kësaj edhe një dokument të sindikatës së Serbisë me fotografi të njërit të dyshuar.

“Një SIM kartel, dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të njërit të dyshuar dhe disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”./Telegrafi/