Një sasi prej 65 kilogramë kanabis është sekuestruar gjatë natës në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas policisë lënda narkotike u zbulua në ambientet e një pallati në zonës e Skelës.
Në lidhje me drogën e sekuestruar policia ka shoqëruar edhe dy persona.
Blutë e qyteti të Vlorës thonë se lënda narkotike u gjet në thasë plastmasi.
Aksionet e policisë për zbulimin e rasteve të kultivimit apo trafikimit të lëndëve narkotike kanë nisur prej disa ditësh. /Telegrafi/