Site icon Telegrafi

Sekuestrohen substanca narkotike në burgun e Dubravës

Në burgun e Dubravës ka ndodhur një ngjarje jo e zakonshme, kjo pasi sipas policisë është arrestuar një person pasi gjatë vizitës së tij tek një i dënuar në burg kishte tentuar të fusë 33.1 gram substanca narkotike të llojit marihuanë.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ishte për vizitë të personit të dënuar dhe në valixhen që i kishte dërguar janë gjetur gjashtëdhjetë e katër (64) qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 33.1 gram. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia e Kosovës.

Kurse pak orë më vonë në qendrën korrektuese në Pejë, afër murit janë gjetur edhe dy pako me cigare , 46 toptha të vogël me foli alumini po ashtu me substancë të dyshuar narkotike, me peshe 61 gram.

“Nga oficerët korrektues në perimetrin e burgut afër murit janë gjetur dy pako të cigareve me 46 toptha të vegjël, me foli alumini me substancë të dyshuar narkotike,  me peshë 61 gram. Substanca është konfiskuar nga zyrtarët policor kompetent. Është njoftuar prokurori i shtetit  dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Telegrafi/

Exit mobile version