Telegrafi

Sekuestrohen pesë armë zjarri e pesë thika për 24 orë në rajonin e Prishtinës

Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës ka sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 thika.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në Rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët e stacioneve policore, në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 armë të ftohta ( thika)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia njofton se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. /Telegrafi/