Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës, kanë arritur të sekuestrojnë dy automjete me targa të huaja, me shoferë kosovarë.
Sipas njoftimit, të njëjtit iu ishin shmangur pagesave të detyrueshme doganore.
Policia tutje ka njoftuar se veturat janë sekuestruar gjatë realizimit të aktiviteteve në kuadër të një plani operativ, me datë 12.03.2024 në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, respektivisht ekipi i përbashkët i Task-Forcës i përbërë nga zyrtarë të Policisë Kufitare nga DRK-Veriu dhe zyrtarë të Doganës së Kosovës, gjatë realizimit të aktiviteteve në kuadër të një plani operativ me datë 12.03.2024 në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri gjatë një kontrolli të automjeteve, kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja me drejtues 2 meshkuj kosovarë, të cilat i janë shmangur pagesave të detyrueshme doganore”, thuhet në komunikatën për media.
Pas sekuestrimit, automjetet janë dorëzuar në terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme sipas kompetencës. /Telegrafi/