Telegrafi

Dy të rinjve në Ferizaj u gjenden dy pistoleta dhe 16 fishekë në veturë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi Policia gjatë kontrollimit në veturën e tyre ka gjetur armë zjarri (dy pistoleta me 16 fishekë).

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të dyshuarit janë B.J, 29 vjeçar dhe M.A, 27 vjeç.

“Më datën 11.03.2024, rreth orës 02:10, deri sa policët e stacionit në Ferizaj ishin duke patrulluar në rrugën ‘Remzi Hoxha’ në Ferizaj, kanë ndaluar një veturë BMW me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe veturës, tek shoferi B.J ( M/K) 29 vjeçar kanë gjetur një  armë zjarri (pistoletë) me 11 fishekë, ndërsa edhe tek pasagjeri M.A (M/K), i moshës 27 vjeçar kanë gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 5 fishekë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale dy armët e zjarrit dhe fishekët janë sekuestruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/