Telegrafi

Sekuestrohen dy armë në një aheng familjar në Mitrovicë

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës në orët e mesditës së datës 24 nëntor 2019, ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Mihal Grameno’ në Mitrovicë.

“Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes kishte aheng familjar.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy armë dhe disa gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A. M., 34 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në aheng familjar”, thuhet në njoftimin për media.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/