Policia e Kosovës gjatë aktiviteteve operative të ditës së sotme në rajonin e Prizrenit ka sekuestruar dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë.
Rreth orës 03:45 një patrullë policore, e cila po patrullonte nëpër rrugët e fshatit Atmaxhë e kanë ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë e llojit “EKOL Aras Magnum” 9mm.
Ndërkaq, rreth orës 07:30, hetues policorë nga Suhareka e kanë bastisur një shtëpi në fshatin Javor në kërkim të armëve ilegale me ç’ rast është sekuestruar një kallashnikov.
Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që shkresat e lëndëve dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë ndërsa të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.