Rastet kur qytetarët arrestohen për armëmbajtje pa leje në Kosovë janë pothuajse të përditshme.
Së fundmi, në rajonin e Prishtinës policia njofton se në katër lokacione të ndryshme ka gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri.
“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë. Në kontekstin e kësaj, vetëm gjatë 24 orëve në katër lokacione të ndryshme ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri”, thuhet në njoftimin për media.
Personat e dyshuar bëhet e ditur se janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, të njëjtit janë proceduar më tej. /Telegrafi/