Telegrafi

Sekuestrohen 375 kg kanabis në Janinë, në pranga 28-vjeçari shqiptar

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 375 kilogramë lëndë narkotike hashash, në Zagor të Janinës.

Në pranga kanë rënë dy persona, një shtetas grek dhe një emigrant shqiptar 28 vjeç.

Mediat greke shkruajnë se droga është gjetur brenda një furgoni që vinte nga kufiri i gjelbër, ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit, një 28-vjeçar shqiptar.

Raportohet se mjeti rezulton i vjedhur në Athinë, në korrik të vitit 2020.

Gjatë kontrolleve në zonë, në vendin e quajtur Anthrakiti, është ndaluar një automjet dhe është arrestuar drejtuesi grek 60 vjeçar i cili shërbente me mjetin e tij për kontrollin e zonës. /Euronews Albania/