Telegrafi

Sekuestrohen 32 kilogramë lëndë narkotike në Kukës, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari nga Kosova, në pranga edhe dy të tjerë

Në pikën kufitare në Qafë Prush në Kukës në kufij midis Shqipërisë dhe Kosovës janë sekuestruar mbi 32 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis. Lënda narkotike u gjet në një automjet tip “Peugeot”.

Për këtë është arrestuar një 38-vjeçar nga Kosova, i cili transportonte lëndën narkotike të ndarë në disa pako.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë prangosur 2 prej të dyshuarve si organizatorë të sigurimit dhe të trafikimit të lëndës narkotike.

Po ashtu, janë identifikuar tre shtetas të tjerë, të përfshirë në këtë rast dhe autoritete po kryejnë kontrolle për kapjen e tyre. /Telegrafi/