Site icon Telegrafi

Sekuestrohen 2,000 litra naftë kontrabandë në një banesë në Tiranë

2,000 litra naftë janë sekuestruar kontrabandë në një banesë në rrugën “Azem Galica” në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B.S. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve dhe kishte si bashkëpunëtor qytetarin me iniciale G. P., që e kishte punësuar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2,000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë.

Pas konstatimit të naftës kontrabandë, u arrestua në flagrancë Baftjar Sala në banesën e tij, ndërsa bashkëpunëtori i tij u procedua penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/

Exit mobile version