Një femër ka raportuar në polici se gjatë numërimit janë vërejtur tre kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Një kartëmonedhë 100 €, një kartëmonedhë 50 € dhe një kartëmonedhë 10 € të cilat janë sekuestruar. Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Në lidhje me këtë është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/