Një video e shkurtër tregon se si Lionel Messi është duke u munduar i vetëm që ta dërgojë më tutje Argjentinën në Kupën e Amerikës.
‘La Albiceleste’ e hapën kampanjën e tyre për Kupën e Amerikës në vitin 2019 me humbje, pasi u mposhtën 2-0 nga Kolumbia.
Pjesa e dytë ishte fatale për Argjentinën, derisa Roger Martinez dhe Duvan Zapata shënuan golat e fitores, për t’i vazhduar kështu edhe më tej vuajtjet e Messit në kombëtare.
Kapiteni i Barcelonës ishte i pafuqishëm që ta fitonte përballjen e parë me Argjentinën, por arriti të bënte një paraqitje të jashtëzakonshme në mbrëmjen e kaluar.
Ishte minuta e 60-të kur Messi e mori topin nga mesi fushës, gjersa tentoi që ta përfundonte të gjithë punën i vetëm, mirëpo u faulua nga lojtarët e Kolumbisë.
Situata ishte paksa edhe e dhimbshme, pasi argjentinasi pranonte topin menjëherë nga bashkëlojtarët, mirëpo e kishte të pamundur të kalonte nga mbrojtja kundërshtare. /Telegrafi/
To all the dumbasses blaming Messi, watch him do everything by himself as he keeps getting knocked down while his teammates keep giving him the ball back pic.twitter.com/hvNQYPSZpp
— Mohammed Alyaqoub 🇵🇸 (@MomoDaGr8) June 16, 2019