Telegrafi

Sektori privat nga 5 shkurti paralajmëron bojkotin e punës

Nga 5 shkurti të gjitha kompanitë ku Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), është e organizuar, do të fillojnë bojkotin e punës.

Kështu njofton kjo sindikatë pas një takimi që kanë pasur me kryetarët e shoqatave sindikale në ndërmarrje të sektorit privatë, ku thuhet se temë e veçantë ishte implementimi i marrëveshjes kolektive nënshkruar në mars të vitit të kaluar.

Në këtë takim u vendos që të gjitha shoqatat sindikale të marrin obligimet e tyre dhe në rast të mos implementimit të marrëveshjes kolektive me 5 shkurt te këtij viti të fillohet me bojkotin e punës në të gjitha kompanitë ku sindikata është e organizuar.

Sindikata ka marrë përgjegjësin në rast të sanksionimit të punëdhënësve ndaj punëmarrësve që të gjitha pasojat ti bartë vet sindikata .

“Edhe në vitin 2015 kompanitë po paguajnë punëtorët në kundërshtim me pagën minimale, dhe atë kompania MSS edhe pse ju tërhoq vërejtja disa herë, ajo punëtorët teknik në FSK i paguan 120 euro”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate. /Telegrafi/