Site icon Telegrafi

Sektori i ndërtimtarisë shënon rritje

Në pjesën e dytë të viti 2015, sektori i ndërtimtarisë ka shënuar rritje të vazhdueshme në pjesën e ndërtimit të hapësirave banesore, shitje dhe dhënie me qira të zyrave dhe hapësirave për shitje me pakicë, transmeton Telegrafi.

Sipas analizave të agjencise konsulente për patundshmëri ‘Forton’, çmimet mbeten stabile, ndërkaq çmimi shitës prej 979 euro për metër katror është një çmim mesatar në tërë shtetin, përfshirë edhe Shkupin, ku sipas rregullës, çmimet e banesave janë më të larta.

Forton-i pret që të rritet interesi për blerjen e banesave, kurse nuk pret ndryshime të çmimeve, duke theksuar se beson në një treg stabil të banesave për vitin 2016./Telegrafi/

Exit mobile version