Provoni këtë teknikë të mahnitshme
Nëse bebja juaj është e shqetësuar dhe assesi nuk mund të flejë gjumë, me siguri edhe ju si prind jeni të shqetësuar, dhe nuk dini çfarë të bëni, aq më parë nëse është fëmija i parë.
Në situata të tilla më së miri është të aplikoni teknikën për ta vënë më lehtë beben në gjumë, një situatë të tillë e ka përshkruar edhe dr. Danielle Gauss, transmeton Telegrafi.
Në fakt, mjafton t’i ndiqni këta hapa dhe bebja do të qetësohet në vetëm 3 sekonda:
1. Kthejeni beben në mënyrë që shpina e saj të jetë përballë jush, përqafoni këmbët e saj me njërën dorë dhe stomakun dhe faqet me dorën tjetër.
2. Prapanicën e bebes mbështeteni në stomakun tuaj.
3. Filloni të ngriheni dhe të uleni në thembra – kjo është lëvizje e cila ia rikujton bebes lëvizjen e nënës derisa ishte në stomak, gjë që do ta qetësojë edhe më shumë.
#acupressurepoints #happybaby #calmbaby #boobyfairy ♬ Mission Impossible Theme (Movie Trailer Mix) – Dominik Hauser
– Të gjitha pikat për qetësim janë të mbuluara dhe prandaj ajo në këtë mënyrë më së lehti dhe më së shpejti do të qetësohet.
Kjo teknikë jo vetëm që ndihmon në qetësim e bebes shumë nervoze, por është në mënyrë e shkëlqyeshme për gogësitje, sepse në mënyrë të natyrshme shtypen të gjitha pikat e qetësimit të sistemit nervor – shpjegoi mjekja. /Telegrafi/